Pse Durrësi duhet të jetë një “MUST” për pushimet tuaja…

Durrësi, një vend me një histori shekullore, ku kanë kaluar personazhe legjendare antike, ju pret që ta vizitoni. Një vend ku ndërthuret antikja me modernen. Hotelet luksoze në Durrës gërshetohen me rrënojat antike të ndërtimeve të lashta, të cilat i japin qytetit një bukuri të rradhë. Zbuloni atraksionet më të bukura në Durrës dhe do të mbeteni të mahnitur. 

Kalaja e Durrësit 

Kjo kala është shekullore e vjetër sa vetë qyteti i Durrësit. Ky është një atraksion, i cili nuk duhet humbur. Me mure të lashta, që i përkasin viteve (491 – 518 ) Kalaja e Durrësit duhet vizituar patjetër nga të gjithë ata që e duan historinë dhe antiken. 

Hamami Mesjetar 

Hamami (banjo) është arkitekturë tipike e periudhës turke. Në qendër të saj ka një kupolë sferike me lartësi 5.8 metra dhe e pajisur me 12 dritare të vogla për ajrosje. Kësaj i thonë të laheni me stil. 

Muzeu Arkeologjik   

Këtu do të gjeni materiale që nga muzeu i parë arkeologjik i hapur në mars të vitit 1951. Me një ekspozitë të ndërtuar me tre pavione, ku secila përfaqëson një periudhë historike. Këtu do të zbuloni shumë informacione rreth historisë, së qytetit të Durrësit dhe jo vetëm. 

Amfiteatri

Amfiteatri është një monument unik, i cili duhet të jetë patjetër në listën tuaj të vendeve për t’u vizituar. Vlerësohet si një kryevepër inxhinierike dhe arkitektonike e periudhës antike dhe si vepër e mjeshtërave vendas. Ky amfiteatër është ndërtuar në shekullin e dytë të erës sonë, ku rreth 15-20 mijë shikues, të ndiqnin ndeshjet midis gladiatorëve. Një vend mjaft impresionues. 

Shesh Tregu Bizantin

Ky shesh tregu i periudhës bizantine është ndërtuar në qendrën e Durrësit antik, ose siç quhej ndryshe Dyrrahut. Brenda shesh tregut kishte një podium, një pus dhe hapësira të mëdha për tregtim. 

Pallatit i Mbretit “ZOG I ”     

Ky është pallati mbretëror, i cili u ndërtua në vitin 1937. Ai është ndërtuar mbi kodër dhe ka një pozicion mbizotërues në qytet dhe det. Stili i ndërtimit i përdorur është ai neoklasicit, stil ky i fillimeve të shekullit XX.  Pallati mbretëror nuk duhet humbur dhe duhet vizituar nga ata që, e adhurojnë stilin mbretëror dhe duan të mësojnë më shumë rreth historisë së tyre. 

Hotele në Durrës 

Durrësi përveç atraksioneve antike, është edhe një qytet modern, ku ju mund të shijoni një kafe në lokale bashkëkohore dhe të qëndroni në hotele luksoze me pamje nga deti i Durrësit. 

Hotel Iliria Internacional është hoteli ideal për të pushuar pas një dite aktive në vizitimin e vendeve turistike të Durrësit. 

Hotel Iliria i ofron pushuesve të saj një plazh privat, shërbim elitar, dhoma komode dhe luksoze. 

Çdo gjë që ju duhet për një pushim relaksues e gjeni tek Hotel Iliria Durrës.

Pra çfarë po prisni, ejani të vizitoni Durrësin e bukur dhe zbuloni veprimtaritë e pafundme që mund të bëni në Durrës dhe pushoni në hotelin më luksoz dhe familjar, Iliria Internacional. 

Shpenzoni kohën tuaj në Durrës, njihuni me pasuritë e shumta arkeologjike të Durrësit dhe më e rëndësishmja qëndroni në një hotel ku ju dhe rehatia juaj jeni kryefjala, qëndro tek Iliria Internacional Hotel.